Tërmeti në Kolumbi shkon në mbi 250 të vdekur, SHBA-ja njofton paketën e ndihmës prej 15.5 milionë dollarësh
Mbi 250 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra persona të zhdukur është bilanci tragjik nga tërmeti me magnitudë 7.4 i shkallës Rihter që goditi Kolumbinë dhe vende të tjera të Amerikës Latine.
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi dyshohet se ka shumë të bllokuar nën ndërtesat e shembura.
Presidenti i Kolumbisë shpalli gjendjen e katastrofës kombëtare. Lëkundjet e tërmetit të cilësuar ndër më të mëdhatë në vite u ndjenë deri në Venezuelë, Ekuador dhe Panamanë fqinje.
32 ndërtesa u shembën në Cali. Pereiras dhe Valle del Cauca janë qytetet më të goditurat nga tërmeti.
Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë ndihme prej 15.5 milionë dollarësh për Kolumbinë. Administrata e presidentit amerikan Trump deklaroi se fondet do të përdoren për të siguruar tenda, ushqime, pajisje mbrojtëse dhe mbështetje për vlerësimin e dëmeve.