Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të lënduar
Bota
August 13, 2026 - 17:02
Të paktën një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën sot në një shpërthim në një kantier në portin e Roterdamit në Holandë, raportuan mediat lokale.
Shpërthimi ndodhi pak pas mesditës në një kompani në Moezelweg në Europoort, pjesë e portit të Roterdamit, raportoi transmetuesi holandez NOS.
Policia konfirmoi se të paktën një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën në shpërthim.
Operatori i rrjetit “Stedin” kishte raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në të njëjtën zonë sot më herët ndërsa një stacion transformatorësh u përfshi për pak kohë nga flakët që besohet se ishin shkaktuar nga një rritje e energjisë.
Shkaku i shpërthimit ishte ende i paqartë dhe aktualisht po hetohet, tha policia./abcnews