Nxënësi vret shokun dhe veten në një shkollë në Filipine, ngjarja e dytë brenda dy muajve
Një nxënës i një shkolle të mesme në jug të Filipineve është qëlluar për vdekje nga një nxënës tjetër, i cili më pas i ka dhënë fund jetës.
Autori i dyshuar kishte arritur të futej në mënyrë të fshehtë në ambientet e shkollës, duke mbajtur me vete një pistoletë të kalibrit 45.
Fillimisht, ai ka drejtuar armën ndaj një mësueseje që ndodhej e ulur në tavolinë, por nuk e ka goditur. Më pas, i dyshuari është zhvendosur në një tjetër klasë, ku ka qëlluar një nxënës, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për sigurinë në institucionet arsimore në Filipine.
Vetëm dy muaj më parë, një tjetër sulm me armë në një shkollë të mesme, la të vrarë tre nxënës dhe plagosi 20 të tjerë.
Në fillim të këtij muaji një tjetër incident i rëndë ndodhi në një shkollë në Tajlandë, ku një adoleshent vrau tetë persona dhe më pas veten. /abcnews