Indi, nëntë persona humbin jetën nga zjarri në një hotel
Bota
August 19, 2026 - 10:27
Nëntë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një hotel në Kolkata, kryeqyteti i shtetit lindor indian të Bengalit Perëndimor.
Sipas raportimeve lokale, zjarri bllokoi njerëzit brenda ndërtesës.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe numri i viktimave mund të rritet, citoi “Press Trust of India” një zyrtar të lartë.
Pas raportimit të zjarrit, u nis një operacion i gjerë shpëtimi, thanë zyrtarët. /abcnews