Pamje nga takimi i Putinit me të dërguarit e Trumpit në Moskë

Pamje nga takimi i Putinit me të dërguarit e Trumpit në Moskë

Bota September 05, 2026 - 23:44

Kanë dalë pamje nga takimi në Rusi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Image

Takimi u zhvillua në Moskë, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. 

Pamjet e publikuara tregojnë Witkoff dhe Kushner duke u pritur nga Putin në Kremlin.

Image

Vizita e delegacionit amerikan në Moskë vjen përpara udhëtimit të planifikuar të Witkoff dhe Kushner drejt Kievit, ku pritet të zhvillojnë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Image

Në të njëjtën kohë, Kremlini ka njoftuar një pezullim tre-ditor të sulmeve ruse ndaj Kievit, duke nisur nga mesnata, ndërsa Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të përmbahet nga sulmet ndaj Moskës gjatë së njëjtës periudhë.

Image

Pamjet nga takimi shënojnë një tjetër moment të rëndësishëm në përpjekjet e SHBA-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje që do t’i japë fund luftës.

Image