A po përgatitet Polonia për luftë me Rusinë?
Polonia po përgatitet për luftë me Rusinë dhe detyra më e rëndësishme tani është përgatitja e vendit për skenarë të ndryshëm, ka deklaruar kryeministri polak, Donald Tusk.
“Polonia dhe populli polak, në asnjë rrethanë, nuk mund të përballojnë të jenë naivë apo të bazohen në dëshira. Veprimet tona duhet t’i bazojmë në fakte dhe këto fakte janë të qarta”, theksoi Tusk.
“Kam frikë se gjatë dimrit do të dëshmojmë sulme gjithnjë e më të ashpra të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike. Mund të shpresoj vetëm që këto provokime dhe sulme të mos e tejkalojnë kufirin e Ukrainës. Por, për fat të keq, shpresa nuk është siguri. Ne këtu në Poloni po përgatitemi për skenarë të ndryshëm”, shtoi ai/
Ndërkohë, Polonia po vendos trupa në kufi, pas sulmit të 13 shtatorit. Dronët rusë goditën disa pika vetëm pak kilometra larg territorit polak, ndërsa njëri prej tyre goditi lokomotivën e një treni në linjën Kiev–Varshavë, rreth dy kilometra nga kufiri.
Tani, ushtarë nga Regjimenti i 18-të dhe ai i 4-t i Inxhinierisë po përforcojnë pikat kufitare dhe po ndërtojnë poste vëzhgimi dhe roje.
Rojeve kufitare u është urdhëruar të shpërndajnë helmeta dhe jelekë antiplumb, të përcaktojnë strehimore dhe të vlerësojnë mundësitë për evakuim të shpejtë.
Masat vijnë në kuadër të përgatitjeve të Polonisë për skenarë të ndryshëm të sigurisë, në një kohë kur Varshava e konsideron kërcënimin rus një çështje serioze për sigurinë e vendit.
ë JUST IN: Poland is preparing for war with Putin. “We know he is plotting something” The most important task now is to prepare the country for various scenarios, Polish Prime Minister Donald Tusk said. “Poland and the Polish people cannot, under any circumstances, afford to be naïve or engage in wishful thinking. We must base our actions on facts, and those facts are unequivocal,” the politician stressed.
— NEXTA (@nexta_tv) September 17, 2026