Putin: Vendet që furnizojnë me armë Ukrainën përbëjnë kërcënim për Rusinë

Putin: Vendet që furnizojnë me armë Ukrainën përbëjnë kërcënim për Rusinë

Bota October 01, 2026 - 20:29

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përsëritur retorikën e tij të mëparshme, duke këmbëngulur se Rusia do të përgjigjet nëse përballet me agresion.

“Rusia nuk do të sulmojë askënd, por nëse sulmohet, do të duhet të hakmerret”, thotë ai, duke shtuar: “Qytetarët e Bashkimit Evropian duhet ta kuptojnë këtë”, shkruan Sky News.

“Ne nuk po kërcënojmë askënd, nuk do të sulmojmë askënd në vitin 2029, as në vitin 2030, as në vitin 2050, por nëse përballemi me agresion, do të duhet të përgjigjemi”, shtoi ai.

Putini gjithashtu pretendon se Rusia nuk do të sulmojë “territoret dhe ndërmarrjet” e vendeve që furnizojnë me armë Ukrainën “nesër”.

Megjithatë, ai e quan furnizimin e Kievit me armë “një kërcënim” që duhet vlerësuar.

utin ka këmbëngulur se nuk po kërcënon askënd, ndërsa ka thënë se Rusia do të sulmojë nëse ai do ta ndiente të nevojshme.

Udhëheqësi rus është i prirur të përpiqet ta paraqesë Rusinë jo si agresore, por si një vend që vepron në mënyrë mbrojtëse./