Vdesin 32 persona pas rrëzimit të avionit ushtarak në Nigeri, tri ditë zie kombëtare

Vdesin 32 persona pas rrëzimit të avionit ushtarak në Nigeri, tri ditë zie kombëtare

Bota October 06, 2026 - 14:21

Një avion ushtarak nigerian është rrëzuar në Nigeri duke shkaktuar vdekjen e 32 personave që ndodheshin në bord. Avioni i Forcave Ajrore Nigeriane, ishte nisur nga Benin City drejt Lagos në një mision rutinë, kur kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me të pak pas nisjes.

Në bord ndodheshin 25 pasagjerë dhe shtatë anëtarë ekuipazhi. Ekipet e kërkim-shpëtimit konfirmuan më vonë se avioni ishte rrëzuar pranë qytetit bregdetar të Igbokodës, në shtetin Ondo.

Pas tragjedisë, Nigeria ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Presidenti Bola Tinubu urdhëroi që flamujt kombëtarë në të gjithë vendin të valëviten në gjysmështizë dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

Në vendin e ngjarjes, pranë një zone kënetore dhe një baze detare, u gjetën mbetjet e avionit.

Ky është ndër aksidentet ajrore më vdekjeprurëse në Nigeri në vitet e fundit. Në maj të vitit 2021, shefi i ushtrisë nigeriane, Ibrahim Attahiru, humbi jetën së bashku me 10 oficerë të tjerë në një aksident ajror në shtetin Kaduna, në veriperëndim të vendit. /abcnews