Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit po përdor sërish programe mbikëqyrjeje kundër opozitës

Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit po përdor sërish programe mbikëqyrjeje kundër opozitës

Bota October 20, 2026 - 07:56

Kongresisti amerikan Joe Wilson, ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin se po përdor sërish programe të mbikëqyrjes totalitare për të shënjestruar patriotët serbë.

Në një reagim në rrjetin social X, Wilsoni i ka bërë thirrje regjimit të përmbahet nga arrestimet, përdorimi i forcës dhe mbikëqyrja ndaj opozitës, studentëve dhe protestuesve.

Ai ka theksuar se qytetarët e Serbisë meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta.