Sulm me armë në qendrën tregtare në SHBA, një i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Sulm me armë në qendrën tregtare në SHBA, një i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Bota October 31, 2026 - 15:51

Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një dyqan të dekorimeve të Halloëeen-it, brenda një qendre tregtare në Kaliforni, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së premtes me kohën lokale në një dyqan të qendrës tregtare Solano Toën Center në qytetin Fairfield.

Sipas mediave amerikane, policia mbërriti në vendngjarje dhe gjeti shtatë persona të sulmuar me armë zjarri, të cilët kishin mbetur të plagosur. Njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë, ndërsa gjashtë të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës. Të paktën tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike.Autoritetet amerikane kanë deklaruar se vijojnë kërkimet për autorin e sulmit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Hetimet po vijojnë për identifikimin e tij përmes marrjes së dëshmive të të pranishmëve dhe vëzhgimit të kamerave të sigurisë. Motivet e krimit të rëndë mbeten ende një mister, ndërsa qendra tregtare ku ndodhi ngjarja është zonë nën hetim. /abcnews