Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
Bota
November 01, 2026 - 10:10
Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter ka goditur Japoninë në orët e para të mëngjesit të sotëm, bëri të ditur Qendra Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC).
Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 07:15, sipas kohës lokale, ndërsa epiqendra ka qenë në det të hapur, në jug të qytetit të Nagoyas, në një thellësi prej 325 kilometrash.
Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale nga tërmeti.
Autoritetet nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami pas lëkundjeve sizmike./euronews.al