38-vjeçari në Turqi ia humb dëgjimin një gruaje me shuplakë, goditja në vesh filmohet nga kamerat
Një sulm i papritur ndaj një gruaje në Turqi ka përfunduar me pasoja të rënda për shëndetin e saj. Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Nevshehirit, pasi dyshohet se goditi me shuplakë në vesh një grua që ndodhej jashtë një supermarketi, duke i shkaktuar humbjen e dëgjimit në veshin e majtë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen Kapucubaë, ku i dyshuari, i identifikuar si Tolga Çelik, iu afrua nga pas gruas me inicialet S.E. dhe e goditi papritur në vesh. Momenti i sulmit u filmua nga kamerat e sigurisë së zonës.
Pas incidentit, gruaja iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim ndaj 38-vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje, Çelik mohoi se e kishte goditur qëllimisht, duke pretenduar se bëhej fjalë për një kontakt aksidental dhe se krahu i tij e kishte prekur “pa dashje”.
Nevëehir'de erkek ëiddeti! ëNevëehir'de kaldërëmda bekleyen tanëmadë kadëna tokat atan erkek tutuklandë ëTolga Ç. isimli zanlënën 6 farklë suç kaydë bulunduëu öërenilirken saldërëya maruz kalan kadënën saëlëk kontrolünde tokat nedeniyle basit tëbbi müdahaleyle giderilemeyecek nitelikte iëitme kaybë yaëadë tespit edildi Haberin tamamë: https://t.co/vjkTSVa6rP
— BirGün Gazetesi (@BirGun_Gazetesi) November 3, 2026
Megjithatë, kontrollet mjekësore zbuluan se gruaja kishte pësuar humbje të dëgjimit në veshin e majtë. Sipas raportit mjekësor, dëmtimi ishte i tillë që nuk mund të trajtohej me një ndërhyrje të thjeshtë, megjithëse nuk përbënte rrezik për jetën.
Pas hetimeve, policia e referoi çështjen në gjykatë, e cila vendosi arrestimin e 38-vjeçarit. Ai u dërgua më pas në burg, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë dokumentojnë momentin e sulmit.
A monster in Turkey brutally slapped a woman until she suffered hearing loss, then claimed it was an “accident.” Lock him up and throw away the key. Pure cowardice. https://t.co/E3OK1qgNQq
— Ryan Fournier (@RyanAFournier) November 3, 2026