Trumpi kërcënon me dyfishim të tarifave ndaj Meksikës për shkak të emigrantëve

Trumpi kërcënon me dyfishim të tarifave ndaj Meksikës për shkak të emigrantëve

Bota November 12, 2026 - 17:57

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës në rast se autoritetet e këtij vendi nuk marrin masa për të ndalur një grup prej mbi 1 mijë emigrantësh që po lëvizin drejt kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale të enjten, Trump bëri të qartë se emigrantët nuk do të lejohen të hyjnë në territorin amerikan, ndërsa i kërkoi Meksikës të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar avancimin e tyre.

“Ja ku jemi përsëri!”, shkroi presidenti amerikan, duke shtuar se nëse Meksika nuk arrin të frenojë fluksin e emigrantëve, tarifat ndaj produkteve meksikane do të rriten menjëherë me 100 për qind. Ai përmendi gjithashtu bashkëpunimin me autoritetet kufitare amerikane dhe Shërbimin e Emigracionit dhe Doganave (ICE), duke theksuar se nuk do të ketë tolerim në këtë drejtim.

Ndërkohë, grupi i emigrantëve, i përbërë nga rreth 1,500 persona, kryesisht me origjinë nga vendet e Amerikës Qendrore, u nis të martën nga Tapachula, një qytet në jug të Meksikës, pranë kufirit me Guatemalën.

Emigrantët synojnë të arrijnë në Shtetet e Bashkuara, me shpresën se zhvillimet politike pas zgjedhjeve të fundit të mesmandatit mund të krijojnë mundësi më të mira për të hyrë në vend, si dhe për të gjetur punë dhe për të ndërtuar një jetë të re atje.