Paralizohen fluturimet në SHBA, mbi nëntë mijë anulime
Një ndërprerje masive e fluturimeve në SHBA ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe gjendjen e infrastrukturës së aviacionit amerikan.
Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi ndalimin e përkohshëm të fluturimeve pas një defekti në sistemin e komunikimit, që shkaktoi anulimin e mbi 9 mijë fluturimeve dhe vonesa të shumta.
Sipas hetimeve paraprake, problemi lidhet me pajisjet e vjetruara dhe një ndërhyrje teknike në sistemin e komunikimit. Kompania L3Harris, e angazhuar në modernizimin e rrjetit, është përfshirë në shqyrtimin e incidentit, por përgjegjësia ende nuk është përcaktuar.Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka kërkuar 50 miliardë dollarë për modernizimin e sistemit të aviacionit. Megjithatë, ligjvënësit demokratë kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie, duke argumentuar se Kongresi tashmë ka ndarë miliarda dollarë për këtë qëllim.
Raportet e mëparshme të Zyrës së Përgjegjësisë Qeveritare kanë evidentuar pajisje të vjetruara, kabllo të dekadave të kaluara dhe mangësi në modernizimin e sistemeve të kontrollit ajror.
Hetimet për shkakun e plotë të incidentit janë në vazhdim.