Pulisiq pas eliminimit nga Kampionati Botëror: Do të kthehemi më të mirë

Pulisiq pas eliminimit nga Kampionati Botëror: Do të kthehemi më të mirë

Botërori 2022 December 04, 2022 - 19:42
Lajmet e fundit nga Sporti

Christian Pulisiq ka reaguar pas eliminimit të SHBA-së nga Kupa e Botës.

Kombëtarja e SHBA-së u eliminua në fazën e 1/16-ës së finales, pasi u mposht nga kombëtarja e Holandës.

Pas këtij eliminimi, disa fjalë ka thënë Christian Pulisiq, lojtari më i mirë i SHBA-së.

“Ky eliminim do të dhemb për një kohë të gjatë, por jam falënderues ndaj skuadrës dhe të gjithëve që na përkrahën në këtë kohë”, ka thënë Pulisiq.

“Një ëndërr e gjatë e kthyer në realitet kjo për të përfaqësuar vendin tim në një Kampionat Botëror. Do të kthehemi”, shtoi ai.

Këto fjalë, Pulisiq i ka thënë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’.