Lojtarët e Argjentinës tallen në zhveshtore: Një minutë heshtje për Mbappen

Lojtarët e Argjentinës tallen në zhveshtore: Një minutë heshtje për Mbappen

Botërori 2022 December 19, 2022 - 00:00

Lojtarët e Kombëtares së Argjentinës janë tallur me sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, pas triumfit në Kupën e Botës.

E tërë skuadra e Argjentinës po festonte, derisa portieri Emiliano Martinez për një moment i ndaloi duke thënë "Një minutë heshtje për Mbappen".

Për Messin ky ishte trofeu i parë në Kupën e Botës, në fakt trofeu që i mungonte një kohë shumë të gjatë.

Kujtojmë, se shtatë herë fituesi i Topit të Artë njoftoi se nuk do të pensionohet, por do të vazhdojë të luajë tani si kampion bote.