Messi fiton Topin e Artë të Kampionatit Botëror

Messi fiton Topin e Artë të Kampionatit Botëror

Botërori 2022 December 18, 2022 - 19:40

Lionel Messi është shpallur si lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror të mbajtur në Katar.

Ylli argjentinas ia doli që së bashku me Argjentinën të mposhtin Francën nëpërmjet penalltive, për të fituar trofeun e çmuar.

Mesi shënoi shtatë gola dhe tri asistime, për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij Botërori.

Ai fitoi Topin e Artë të Kampionatit Botëror, për t’u konfirmuar si më i miri i këtij turneu.