Fituan Kupën e Botës, kjo është shuma që përfitoi Argjentina

Fituan Kupën e Botës, kjo është shuma që përfitoi Argjentina

Botërori 2022 December 18, 2022 - 21:37
Lajmet e Fundit nga Sporti

Argjentina fitoi Kupën e Botës duke e mposhtur Francën me rezultat 4-2, pas penalltive, pasi 120 minutat e takimit u mbyllën 3:3.

Përpos këtij trofeu që është më i rëndësishmi në futboll, Argjentina do të arkëtojë edhe 40 milionë euro, teksa Franca rreth 30 milionë euro.

Kroacia që përfundoi në vendin e tretë 27 milionë, teksa Maroku, në vendin e katërt 23 milionë euro.

Ky është trofeu i tretë i Kupës së Botës në histori për Argjentinën, ndërsa i pari për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.