Messi jep lajmin më të madh pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës

Messi jep lajmin më të madh pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës

Botërori 2022 December 18, 2022 - 21:50
Lajmet e Fundit nga Sporti

Lionel Messi ka konfirmuar se nuk do pensionohet nga kombëtarja e Argjentinës.

Messi më në fund arriti ëndrrën e tij në Kupën e Botës të dielën në Katar, pasi Argjentina mundi Francën për të ngritur trofeun për herë të tretë, dhe të pare për sulmuesin argjentinas.

Kapiteni i Argjentinës shënoi dy herë për “La Albiceleste”, pasi një lojë emocionuese përfundoi 3-3 pas kohës shtesë dhe shkoi deri në penallti.

Messi më pas e ktheu me gjakftohtësi goditjen e tij nga pika, ndërsa Argjentina fitoi 4-2 për t’u kurorëzuar kampion bote.

Sulmuesi, i cili mori çmimin e Topit të Artë si lojtari më i mirë i turneut, vazhdoi të fliste për të ardhmen e tij pas ndeshjes.

“Jo, nuk do të tërhiqem nga kombëtarja e Argjentinës”, tha ai për “TyC Sports”.

“Dua të vazhdoj të luaj si kampion”, përfundoi Messi. /Zeri.info