Festë e çmendur e Argjentinës në dhomën e zhveshjes, Messi kërcen në tavolinë me Kupën e Botës [VIDEO]

Festë e çmendur e Argjentinës në dhomën e zhveshjes, Messi kërcen në tavolinë me Kupën e Botës [VIDEO]

Botërori 2022 December 18, 2022 - 22:07
Lajmet e Fundit nga Sporti

Futbollistët e Argjentinës kanë vazhduar festën e madhe në dhomën e zhveshjes pas ngritjes së trofeut të Kupës së Botës 2022.

Messi më në fund arriti ëndrrën e tij në Kupën e Botës të dielën në Katar, pasi Argjentina mundi Francën për të ngritur trofeun për herë të tretë, dhe të pare për sulmuesin argjentinas.

Kapiteni i Argjentinës shënoi dy herë për “La Albiceleste”, pasi një lojë emocionuese përfundoi 3-3 pas kohës shtesë dhe shkoi deri në penallti.

Messi më pas e ktheu me gjakftohtësi goditjen e tij nga pika, ndërsa Argjentina fitoi 4-2 për t’u kurorëzuar kampion bote.

Pas ngritjes së trofeut, futbollistët kanë vazhduar festën e madhe, ku i pari prin Messi teksa shihet duke kërcyer me trofeu në dorë mbi tavolinë në dhomën e zhveshjes. /Zeri.info