Rrëfimi i rapsodit shqiptar, tregon këngët që i pëlqente Adem Jashari në vitet e 80-ta

Rrëfimi i rapsodit shqiptar, tregon këngët që i pëlqente Adem Jashari në vitet e 80-ta

Dosier March 06, 2019 - 13:21
Lexo detajet!

Kjo është fotografia e Adem Jasharit cila u publikua për herë të parë nëpër rrjetet sociale dhe më pastaj nëpër media, ku shihet komandanti në mesin e rapsodëve duke dëgjuar muzikë folklorike.

Indeksonline ka bërë një intervistë me njërin nga protagonistët e kësaj fotografie , Bashkim Jasharin,  i cili tash jeton dhe punon në Suedi.

Bashkimi (i cili tani është mësimdhënës i muzikës në Suedi) na jep detaje rreth kësaj fotografie si dhe shpalosi kujtime dhe momente interesante  të vetë komandantit legjendar Adem Jashari.

“Kjo foto është bërë në lagjen tonë Jasharaj, te familja e madhe e Dan Lubovecit, pikërisht në martesën e nipit të djalit të Alisë, Alia ka luftu bashkë me Adem Jasharin dhe ka ra heroikisht në Prekaz edhe ai.

Ademi gjithmonë ka pas dëshirë me dëgju muzikë rapsodike, dhe e ka pas zakon me u ulë afër muzikantëve” thotë për indeksonline kushëriri i Ademit.

Bashkimi tregon edhe detaje tjera interesante me Adem Jasharin nëpër odat e Drenicës. “ M’kujtohet diku në vitet 80-ta kur e kemi marrë një nuse në fshatin Rrezallë, Ademi ishte ulë afër muzikës dhe na ja nisem me këndu këngën e Zhuj Selmanit, Ademi e nxur revolen nga brezi dhe filloj me gjujtë ndërsa revolja ju blloku e unë e këqyra dhe nisa me buzëqesh, ndërsa papritmas ai e nxerrë revolen tjetër nga brezi dhe fillon me shti në ajër e m’thotë mua se mos me m’punu njana e kam tjetrën me veti, kështu që Ademi gjithmonë ka pasë armë me veti edhe në vitet 80-ta”

Bashkim Jashari na tregon edhe emrat e personave të tjerë që ndodhen në këtë foto dhe hedhë poshtë mundësinë që në këtë foto është edhe presidenti Hashim Thaçi ashtu siç u raportua në media.

“Jo jo ai nuk është Hashim Thaçi, ai me të gjelbërt që kan mendu që është Hashimi, ai është mixha jem Skender Jashari i cili tash është në Gjermani.  Unë jam ai me shpinë të kthyer duke i ra sharkisë, ndërsa ky me violinë është babai im Rexhepi edhe  ky tjetri me shpinë  është vllau im Ilir Jashari.

Image 
Image