Qeriqi rrëfen momentin e plagosjes nga forcat serbe derisa barte armatim nga Shqipëria

Qeriqi rrëfen momentin e plagosjes nga forcat serbe derisa barte armatim nga Shqipëria

Dosier November 27, 2023 - 19:41

Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi ka treguar momentin e plagosjes nga forcat serbë gjatë kohës sa ishte duke bartur armatim nga Shqipëria.

Ai ka thënë se ai është plagosur bashkë me bashkëluftarin e tij, Enver Deliun dhe ata ishte ndihmuar nga luftëtarët tjera-pasi tërheqja nga aty ishte shumë e vështirë.

Qeriqi tha se nga kjo plagosje e ka edhe bërylin e krahut të palëvizshëm.

“Unë isha d.m.th në mesin e atyre…, në atë moment ka ndodhur një tollovi, sepse nuk i kemi pritur ato breshni nga ana e tyre, kështu afër meje ishte Enver Deliu nga Komuna e Skenderajt. Ne siç ju thash iu kemi kundërpërgjigje me të gjithë ato mundësitë tona forcave të armikut dhe ka ardhur një moment, pas ramjës së shumë bashkëluftëtarëve se veç se fillojë mëngjesi dhe i kam parë shumicën prej tyre aty të ramë edhe gjakun e tyre, ku më pas edhe ne jemi goditur të dytë bashkë me Enver Deliun.

E kishim problem tërheqjen sepse ishte teren shumë i papapërshtatshëm, por kanë qenë luftëtarët e njësisë time dhe luftëtarët të tjerë të cilët e kanë bërë të pamundurën për të na tërheqë, sepse ata e kuptuan që ne jemi plagosur, ishin të pozicionuar mbrapa neve edhe ata me breshni plumbash duke i goditur forcat e armikut, ne përpiqeshim të largoheshim prej atij pozicioni dhe ka ardhur një moment kur jemi largu dhe kemi qenë pak më të sigurte dhe aty na është dhënë ndihma e parë…kishim gjakderdhje të madhe, unë e kisha bërrylin dhe sot e kam të palëvizshëm krahun-bërryl… dhe erdhe një moment që mendojsha si me u rikthye mbrapa, e kishim të pamundur, e disha trenin, ishim te lodhur, te lagur, pa hanger, pa pirë edhe luftëtaret tjerë ishin të lodhur dhe kom insistu ata me vazhdu rrugën edhe me na lanë aty neve të plagosurve, sepse e shifsha të pamundur më u kthy mbrapa edhe për 20 orë i plagosur, e shifsha që kisha gjakderdhje të madhe, por ata kanë insistu me çdo kusht që derisa të mundemi nuk do të ndalimi, ose do të dalim bashkë ose do të vritemi të gjithë, kështu që kemi vazhduar rrugën…”, ka deklaruar ai në Tëvë1.