Rikthehet vendimi për çmimet tavan të derivateve, shkak dyshimet për manipulime

Rikthehet vendimi për çmimet tavan të derivateve, shkak dyshimet për manipulime

Ekonomia October 07, 2022 - 13:41

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sërish ka vendosur ta caktojë çmimin tavan për shitjen e derivateve. Kjo ka ardhur nga inspektimet që kanë ndodhur nga Inspektorati i Tregut, që ka evidentuar mospërputhje të çmimit të vendosur me lëvizjet në tregjet e huaja.

MINT-i, përmes një vendimi, ka vendosur rregullimin e çmimeve dhe ka caktuar masa të tjera mbrojtëse për produktet e naftës.

Sipas vendimit, shitësit me shumicë mund të fitojnë 2 centë për litër, ndërsa ata me pakicë 12 centë.

“Marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy euro-centë për litër. Çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është dymbëdhjetë euro-centë për litër”, thuhet në vendimin e publikuar nga Demokracia.com. /Zëri