Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për çmimet tavan

Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për çmimet tavan

Ekonomia April 21, 2026 - 10:21

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj u miratua me pesë vota për dhe dy abstenime.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro këtij projektligji, ndërsa Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike abstenuan këtë votim./EO