Për tre vjet institucionet shpenzuan rreth 40 milionë euro për naftë të automjeteve dhe telefoni mobile
Tre vjet, rreth 40 milionë euro shpenzime. Ky është bilanci i shpenzimeve i institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës për derivate të naftës dhe telefoni mobile, duke u bazuar në raportet zyrtare të shpenzimeve të Ministrisë së Financave.
Këto shpenzime dhjetëra milionëshe kanë ndodhur gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë vazhdimisht kritikonte paraardhësit e tij në krye të Qeverisë për shpenzime të larta, siç thoshte ai, për naftën e xhipave dhe për luks.
Por, me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit të Kosovës në vitin 2021, shpenzimet e tilla nuk janë ulur asnjëherë, por përkundrazi janë rritur në krahasim me qeveritë paraprake, raporton FrontOnline.
Shpenzimet për derivate të automjete, gjeneratorë dhe makineri:
2025 = 10.5 milionë euro
2024 = 10.7 milionë euro
2023 = 10.5 milionë euro
Shpenzimet për telefoni mobile:
2025 = 2.4 milionë euro
2024 = 2.4 milionë euro
2023 = 2.3 milionë euro.