Bie për tre centë nafta sot në Kosovë
Ekonomia
April 22, 2026 - 10:02
Duke u bazuar në vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë, janë publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet janë përcaktuar si më poshtë:
Nafta (dizel): 1.65 euro për litër
Benzina: 1.39 euro për litër
Gazi: 0.88 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë operatorët ekonomikë që tregtojnë derivate në vend.
