Nafta shtrenjtohet për një cent
Ekonomia
April 28, 2026 - 09:47
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.
Në krahasim me fundjavën, sot një litër naftë do të shitet për një cent më shtrenjtë, 1.67 euro.
Benzina mbetet me çmimin e njëjtë, 1.44 euro, e po ashtu edhe gazi do të shitet për 86 centë.
