Dallaveret me njehsorë, KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro nga MINTI
Foto: Laura Hasani

Dallaveret me njehsorë, KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro nga MINTI

Ekonomia May 04, 2026 - 14:33

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se ka shqiptuar 18 gjoba ndaj KEDS-it në vlerë prej 90 mijë eurosh për shkak që 18 njehsorëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë muajit prill janë pranuar 574 ankesa për devijime në orë dhe datë, raporton Zeri.info.

“Gjatë kësaj periudhe kohore nga konsumatorët janë tërhequr 54 njehsorë elektrikë në 7 rajone të Republikës së Kosovës, të cilët i janë nënshtruar testimit laboratorik në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës (AMK), ku në 38 prej tyre janë konstatuar devijime kohore, ndërsa në 18 njehsorë të verifikuar është konstatuar se u kishte skaduar afati i vlefshmërisë”, thuhet në njoftim. /Zëri