Bie për një cent çmimi i naftës
Ekonomia
May 12, 2026 - 09:29
Nafta sot në Kosovë, 1.60 euro
Ka rënë për një cent çmimi i naftës në Kosovë, krahasuar me të hënën.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se sot nafta në vend shitet 1.60 euro për litër, benzina 1.50 euro për litër dhe gazi 0.79 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi prej orës 10:00.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror. /Zëri
