Nga sot, në Kosovë ndalohet pagesa kesh mbi dy mijë euro
Foto: Zëri / Ilustrim

Nga sot, në Kosovë ndalohet pagesa kesh mbi dy mijë euro

Ekonomia June 01, 2026 - 08:41

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se duke filluar nga sot, pagesat në vlerë mbi dy mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk do të mundë të kryhen më me para të gatshme.

Sipas njoftimit, të gjitha transaksionet që e kalojnë këtë shumë duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.

“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2.000 € ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani kash mbi limitin e lejuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.