Rritet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia
July 10, 2026 - 09:30
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të MINTI-t, nafta do të shitet me çmim maksimal 1.47 për litër, për dallim prej dje, që ishte 1.44 për litër.
Ndërkohë, benzina do të kushtojë 1.37 euro për litër, ndërsa gazi 0.61 euro për litër. /Zëri
