Nafta sot, edhe më shtrenjtë se dje
Foto: Laura Hasani

Nafta sot, edhe më shtrenjtë se dje

Ekonomia July 24, 2026 - 09:23

Çmimi i naftës në Kosovë ka mbërritur në vlerën më të lartë që prej fillimit të majit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas MINTI-t, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro e 69 centë, më shtrenjtë se dje, ndërsa benzina 1 euro e 50 centë.

Gazi do të shitet me çmim 0.60 euro për litër.