AUV-i sot publikon rezultatet nga inspektimi në qumështoren “Vita”
Ekonomia
August 04, 2026 - 09:27
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot do të publikojnë rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit.
Publikimi i këtyre rezultateve do të bëhet në ora 10:00 në një konferencë për media në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
“Gjatë konferencës do të prezantohen gjetjet e raportit përfundimtar dhe masat që do të ndërmerren në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe forcimit të sigurisë ushqimore”, thuhet në konferencë.
AUV-i një muaj më parë kishte kryer kontrolle dhe marrë mostra në qumështoren “Vita”.
Nga kjo kompani kishin ndërprerë grumbullimin e qumështit pas kontrolleve nga AUV-i.