Mbi 70 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës gjatë qershorit, rritje mbi 10%
Foto: Laura Hasani

Mbi 70 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës gjatë qershorit, rritje mbi 10%

Ekonomia August 07, 2026 - 12:11

Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje gjatë muajit qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë qershorit në hotele janë regjistruar gjithsej 70.234 vizitorë, prej të cilëve 28.638 ishin vendorë dhe 41.596 të huaj. Krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 63.502 vizitorë, kjo paraqet një rritje prej 10.6 për qind, transmeton Zeri.info.

Sipas ASK-së, numri i përgjithshëm i net qëndrimeve arriti në 163.739. Prej tyre 85.783, ose 52,4 për qind, u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 77.956, ose 47,6 për qind, nga vizitorët vendorë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i vizitorëve të huaj u rrit për 5.2 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2025. Në total, gjatë muajit qershor u regjistruan 41.596 vizitorë të huaj, ndërsa numri më i madh i tyre vinte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra. /Zëri