Çmimet e derivateve mbesin të pandryshuara nga dje
Ekonomia
August 10, 2026 - 09:27
Çmimet e derivateve në Kosovë do të mbesin të njëjta edhe gjatë ditës së sotme, sikurse të dielën.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), një litër naftë do të shitet me çmim maksimal prej 1.63 eurove, benzina 1.44 euro, ndërkaq çmimi maksimal i gazit do të jetë 0.60 euro për litër.
Çmimet përcaktohen nga MINTI në bazë të lëvizjeve të çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare.
