Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme në Kosovë
Ekonomia
August 18, 2026 - 09:29
Ministria e Indrustrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimin e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas MINTI-t, në naftë nuk ka ndonjë ndryshim, sikurse në dy ditët e kaluara, pra përsëri edhe sot një litër naftë në Kosovë mund të blihet për 1.76 euro.
Ndryshim në çmim ka pësuar benzina, e cila në krahasim me dy ditët e kaluara, sot është një cent më lirë, pra 1.49 euro kushton sot një litër naftë.
As gazi nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, edhe sot një litër naftë mund të blihet për 0.62 euro.
Këto çmime vlejnë vetëm për ditën e sotme dhe hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00. /Zëri
