Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë
Ekonomia
August 19, 2026 - 09:25
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme në Kosovë, shkruan Zeri.info.
Sipas MINTI-t, sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet për 1.77 euro, pra një cent më shtrenjtë se të martën.
Ndryshim në çmim nuk kanë pësuar benzina dhe gazi. Një litër benzinë edhe sot mund të blihet për 1.49 euro, kurse një litër naftë për 0.62 euro.
Këto çmime vlejnë vetëm për 24 orë dhe hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00. /Zëri
