ASK: Rritet indeksi i qarkullimit në sektorin e shërbimeve

ASK: Rritet indeksi i qarkullimit në sektorin e shërbimeve

Ekonomia September 18, 2026 - 19:04

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve për muajin korrik 2026, sipas të cilave indeksi i qarkullimit në sektorin e shërbimeve është rritur krahasuar me korrikun e vitit 2025.

"Në muajin korrik të vitit 2026 Indeksi i qarkullimit në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 8.18 %  krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(korrik 2025), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje në: Bar-Restorane 34.01 %; Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike 16.26 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit 15.81 %; Hotele 14.10 %; Transport dhe Magazinim 9.46 %; ndërsa rënie kishte në: Veprimtari administrative dhe mbështetëse (-20.37 %)", njofton ASK.

Sipas ASK-së, në muajin korrik të vitit 2026 Indeksi i numrit të punësuarve në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 6.13 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(korrik 2025), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje në: Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike 7.78 %; Bar-Restorane 7.62 %; Veprimtari administrative dhe mbështetëse 5.57 %; Hotele 5.52 % Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit 4.67 %; Transport dhe Magazinim 4.12 %.

Në muajin korrik të vitit 2026, ASK njofton se Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve në sektoret e shërbimeve kishte rritje  për 21.55 %  krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(korrik 2025), sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje në: Bar-Restorane 33.53 %; Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike 21.49 %; Transport dhe Magazinim 21.06 %; Veprimtari administrative dhe mbështetëse 20.78 %; Hotele 18.53 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit 16.82 %.