PDK-ja shpenzoi mbi 212 mijë euro nga korriku deri në shtator
Ekonomia
October 27, 2026 - 11:15
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas këtij raporti, Partia Demokratike e Kosovës përgjatë korrikut deri në shtator ka shpenzuar gjithsej 212.394 euro.
Raportet tremujore, që përfshijnë periudhën korrik-shtator 2026, mund të gjenden në uebfaqen e KQZ-së në vegëzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/.