Rritet për mbi 22 për qind numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës gjatë shtatorit
Foto: Laura Hasani

Rritet për mbi 22 për qind numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës gjatë shtatorit

Ekonomia November 06, 2026 - 11:50

Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje prej 22,3 për qind në shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë shtatorit 2026 në hotelet e vendit janë regjistruar gjithsej 79 mijë e 154 vizitorë, krahasuar me 64 mijë e 727 sa ishin në shtatorin e vitit të kaluar.

Prej tyre, 29 mijë e 928 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 49 mijë e 226 vizitorë të jashtëm.

ASK-ja ka bërë të ditur se edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje prej 24.9 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte nga Shqipëria me 8 mijë e 908, e pasuar nga Gjermania me 5 mijë e 485, Turqia me 3 mijë e 291 dhe Zvicra me 3 mijë e 182 vizitorë.

Image

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i netqëndrimeve në hotelet e Kosovës gjatë këtij muaji ishte 156 mijë e 984.

Prej tyre, 95 mijë e 950 netqëndrime u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 61 mijë e 35 nga vizitorët vendorë.

Sipas ASK-së, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, netqëndrimet e vizitorëve të huaj janë rritur për 32,4 për qind. /Zëri