3.3 milionë euro investime në asfaltimin e rrugëve në pesë fshatra të Mitrovicës
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komuna e Mitrovicës po investojnë gjithsej 3.3 milionë euro në asfaltimin e rrugëve në pesë fshatra të kësaj komune.
Projekti përfshin fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, ndërsa gjatësia e përgjithshme e rrugëve që po asfaltohen është 23.4 kilometra, transmeton Zeri.info
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, 1.5 milion euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës, përmes kësaj ministrie, ndërsa 1.8 milion euro të tjera janë investim i Komunës së Mitrovicës.
Realizimi i projektit synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e lidhjes së këtyre fshatrave me zonat përreth.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin. /Zëri