AKB: Tre milionë euro në ditë për mallra nga Kina, e cila nuk e njeh Kosovën
Foto: Laura Hasani

AKB: Tre milionë euro në ditë për mallra nga Kina, e cila nuk e njeh Kosovën

Ekonomia November 13, 2026 - 12:29

Kosova pritet të importojë gjatë vitit 2026 mallra nga Kina, në vlerë prej rreth 1.1 miliard eurosh, duke shënuar rekord historik, pavarësisht se ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas projeksioneve të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), kjo vlerë nënkupton rreth 3 milionë euro importe në ditë, ose 92 milionë euro në muaj.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, e ka cilësuar këtë situatë si një paradoks ekonomik, duke theksuar pabarazinë e madhe tregtare mes dy vendeve, pasi eksportet e Kosovës drejt Kinës mbeten pothuajse të papërfillshme.

Shahini ka theksuar se kjo çështje nuk duhet të shihet si thirrje për bojkot të produkteve kineze, por si një alarm për nevojën e rritjes së prodhimit vendor, krijimit të vendeve të reja të punës dhe fuqizimit të eksporteve.

Sipas tij, Kosova duhet të shndërrohet nga një treg që konsumon produkte të huaja në një ekonomi që prodhon, konkurron dhe eksporton në tregjet ndërkombëtare.