Humb jetën njëri nga policët që u aksidentua dje

Humb jetën njëri nga policët që u aksidentua dje

Kronika June 22, 2019 - 11:03
Lexo tjera detaje

Polici me inicialet S.B i cili kishte lëndime të rënda trupore pas aksidentit që ndodhi dje në qarkoren e Shkupit ndërroi jetë në Qendrën urgjente ndërsa polici i dytë që kishte lëndime është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas njoftimeve të MPB-së, në aksidentin mes një automjeti të policisë, kamionit dhe dhe automjetit “BMW”, humbi jetën bashkëvozitësi në këtë automjet ndërsa vozitësi ka marrë lëndime trupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti, siç thonë nga MPB, ka ndodhur në momentin kur polici që ka kontrolluar shpejtësinë e automjeteve e ka ndaluar automjetin “BMW”. Në atë moment kamioni “MAN” ka goditur automjetin “BMW” dhe më pastaj automjetin e policisë.

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike dje bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes.