Rrokulliset me traktor, humb jetën 39- vjeçari

Kronika November 19, 2019 - 14:41
Detajet

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Shqipëri, këtë herë në Patos.

Një 39- vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti tip zetor që ai po drejtonte ka humbur drejtimin.

“Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.