Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se dhunoi një të mitur

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se dhunoi një të mitur

Kronika May 30, 2020 - 20:50

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar pë dhunimin e një të miture në Skenderaj.


Rastin në fjalë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti i cili tha se ky rast në policinë e Kosovës është raportuar dje.


Sipas tij i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa është duke u hetuar edhe në vazhdim, raporton “Zeri.info”.


“Policia e ka intervistuar një person nga zona e Skënderajt që dyshohet për përdhunim. Ai është në ndalim, me vendim të prokurorit. Vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme. Rasti ka ndodhë dje në zonën e Skënderajt dhe është ende duke u hetuar”, tha ai.