Për mosrespektimin e masave të Qeverisë policia ndalon 12 persona

Për mosrespektimin e masave të Qeverisë policia ndalon 12 persona

Kronika August 13, 2020 - 09:15

Kosovarët vazhdojnë të mos respektojnë masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Banorët e Kosovës si duket po e kanë problem që të mësohen me masat që ka vendosur Qeveria kundër përhapjes së pandemisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 12 persona për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në qytetin e Prizrenit.

Më poshtë jua sjellim të detajuara të gjitha rastet për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”:

Rr. “Rifat Ukimeri”, Prizren, 12.08.2020 - 01:30. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Rifat Ukimeri”, Prizren 12.08.2020 - 01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Faik Konica”, Prizren, 12.08.2020 - 01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Fshati Samadraxhë, Suharekë, 12.08.2020 - 01:25. Është raportuar se pas një informate të pranuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar janë takuar 50-60 të pranishëm, të cilët janë shpërndarë. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rr. “Pal Paluca”, Prizren 12.08.2020 - 23:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Saraçëvë”, Prizren, 12.08.2020 - 23:40. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Ankara”, Prizren, 12.08.2020 - 23:10. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

Fshati Rogovë, Gjakovë, 11.08.2020 - 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria, gjatë një ahengu familjar, ka ftuar tubuar rreth 70 persona, të cilët ishin të pranishëm. Të njëjtit janë shpërndarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Rogovë, Gjakovë, 12.08.2020 - 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria, në lokalin e tij janë takuar 20 persona. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Rr. “Ana Lin”, Vushtrri, 12.08.2020 - 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në lokalin e tij janë takuar 7 persona, të cilët kanë rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga Qeveria. Rasti vazhdon ë procedurë të rregullt.