Grabitet një pompë benzine në Pejë

Grabitet një pompë benzine në Pejë

Kronika September 14, 2020 - 10:27

Një person nga komuna e Pejës ka raportuar në stacionin policor se më datën 12.09.2020, derisa ishte në vendin e punës, tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 600 euro.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në një pompë të derivateve kanë hyrë tre persona të maskuar, njëri me armë dhe nën kërcënim të armës kanë grabitur 600 euro”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë larguar me një veturë të tipit “Audi”, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Zëri