Vdes një 17-vjeçar, dyshohet se u godit nga një veturë

Vdes një 17-vjeçar, dyshohet se u godit nga një veturë

Kronika September 02, 2026 - 17:36

Një 17-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë.

Sipas Klan Kosovës i riu është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, mirëpo stafi mjekësor nuk ka arritur ta rikthejë në jetë.

“Një 17-vjeçar është sjellë nga Ndihma e Shpejtë, është goditur nga vetura. Është sjellë pa shenja jete. Edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të RCP nga ekipi kujdestar në QE, nuk është arritur të fitohet përgjigje kardike. Konstatohet vdekja, pacienti nuk mundi të ju përballojë lëndimeve të marra”, ka thënë ky burim.