Vdekja e Laurent Krasniqit, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Vdekja e Laurent Krasniqit, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronika September 03, 2026 - 09:08

Mbrëmë në një aksident trafiku ka vdekur kameramani dhe tiktokeri i njohur, Laurent Krasniqi, shkruan Zeri.info.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Llukar, ku një veturë e ka goditur motoçikletën e Krasniqit, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra dhe ka vdekur në Emergjencën e QKUK-së.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se tashmë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Fsh. Llukar, Prishtinë 02.09.2026 – 20:17. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, është dërguar në Emergjencë në QKUK, mjeku ka konstatuar se ai ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Zëri