Gruaja nga Istogu tenton ta mbysë fëmijen e saj 9-vjeçar me kabllo

Gruaja nga Istogu tenton ta mbysë fëmijen e saj 9-vjeçar me kabllo

Kronika September 24, 2020 - 09:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Istog. Një grua 41-vjeçare, me inicialet Sh. H. (1979), emër i njohur për redaksinë, e ka humbur kontrollin dhe duke e rrahur djalin e saj 9-vjeçar ka tentuar ta mbysë me kabllo në fyt.

Ajo e kishte rrahur të birin brutalisht, pasi ai ishte rrahur me fëmijët e lagjes.

Por fëmija është shpëtuar nga motra e tij, e cila ka arritur që ta nxjerrë 9-vjeçarin nga duart e nënës së tij.

Një burim brenda Policisë së Kosovës ka thënë se pas trajtimit mjekësor dhe intevristimit, fëmija do të strehohet në një familje tjetër.

Por kjo nuk ishte hera e parë që kjo grua ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj.

“E dyshuara dhe viktima janë sjellë në stacion. Ajo është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka deklaruar se më datën 22, rreth orës 18:00, fëmija ishte rrahur me fëmijët e tjerë të lagjes. Ajo e ka pranuar se e ka goditur të birin me kabllo në pjesë të ndryshme të trupit. Fëmija ka shumë shenja në trup dhe në qafë”, i ka thënë “Reporterit” ky burim brenda Policisë së Kosovës.

Prokurori i Krimeve të Rënda ka marrë vendim që e dyshuara të ndalohet për 48 orë.

Po ashtu bëhet e ditur se është intervistuar edhe dëshmitarja e rastit, e cila ka thënë se gruaja ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj fëmijës.